Diskutojnë për trajtimin e qenve endacakë

FerizajPostuar: 09:43 / 12.01.2018

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizjt, Burim Bajrami gjatë ditës së djeshme ka takuar homologun e tij nga Komuna e Gjilanit, Ramiz Ramadani.

Ky takim kishte karakter konsultativ, me theks të veçantë në diskutimin e efekteve direkte që kanë pasur investimet në sektorë të ndryshëm të bujqësisë në këtë komunë si dhe praktikat e ndjekura për trajtimin e të qenve endacak me qëllimin e funksionalizimit të një strehimoreje të përbashkët për kujdesin dhe trajtimin e qenve pa pronarë.

Drejtorët e Drejtorive përkatëse u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin mes tyre për të ofruar zgjidhjet më të mira dhe sjelljen e investimeve në sektorët me të cilët drejtojnë./InfoKomuna/

Komente: 0 Shtohet numri i sulmeve ndaj rojeve të pyjeve 10:49 / 19.10.2018 Dy roje të Parkut Kombëtar të Sharrit në Mushtisht të Suharekës kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e sulmit të tre personave. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit dhe dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
MalishevëKomente: 0 Pastrohet përroska në qytetin e Malishevës 11:38 / 19.10.2018 Sot në Malishevë është zhvilluar aktiviteti i pastrimit të Mirusha, që kalon nëpër qytet. Aksioni është organizuar në bashkëpunim mes koordinatores së aksionit për Malishevë, njofton kumtesa komunale.