Drejtori Aliu dhe arkitektët flasin për planin rregullues urban në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:17 / 16.01.2018

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, Lulzim Aliu ka pritur në takim konsultativ inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me planin rregullues urban, hartat zonale, por edhe për probleme të shumta ndërtimore që janë në qytetin e Ferizajt.

U diskutua edhe për iniciativën e Komunës së Ferizajt për formimin e një trupe të veçantë konsultative të përbërë nga ekspertët e fushës që do të merret ekskluzivisht me problemet urbanistike në qytetin e Ferizajt.

Ditëve në vijim pritet të finalizohet iniciativa për themelimin e kësaj trupe konsultative. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.