Ferizaj, afro 40 mijë ndërtime pa leje në pritje të Ligjit për legalizim

FerizajPostuar: 10:15 / 22.02.2019

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prej më shumë se katër vjetësh po e zvarrit procesin për ndryshimin e Ligjit për trajtimin dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, ky proces mjaft shumë po i paraqet telashe edhe Komunës së Ferizajt, derisa sipas Planit Zhvillimor Komunal në këtë komunë janë evidencuar gjithsej 37 mijë e 710 ndërtime pa leje, të cilat po e presin procesin e legalizimit.

Komuna e Ferizajt gjatë kësaj periudhe disa herë i ka drejtuar kërkesa MMPH-së me qëllim të përshpejtimit dhe miratimit të këtij ligji, derisa kërkesat e qytetarëve për t’i legalizuar shtëpitë dhe banesat e tyre janë të shumta.