Ferizaj dhe Fondacioni Kosovo- Luxembourg bashkëfinancojnë mbi 70 biznese

FerizajPostuar: 12:50 / 30.05.2019

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu dhe përfaqësuesit e Fondacionit Kosovo-Luxembourg kanë nënshkruar kontratën për bashkëfinancimin e 70 bizneseve ferizajase me vlerë prej 200 mijë euro.

Përmes kësaj marrëveshje do të bëhet bashkë-financimi i bizneseve fillestare dhe ekzistuese që operojnë në Komunën e Ferizajt për një periudhë të përkohshme sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara me këtë kontratë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të bizneseve, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Ferizajt.

I pari i qytetit, Agim Aliu tha se kjo kontratë, kjo nismë ka impakt direkt në ekonominë lokale, duke fuqizuar biznesin dhe gjeneruar vende të reja të punës.

Në anën tjetër, Fisnik Beqiri nga kjo organizatë tha se përmes kësaj kontrate përmbushet një synim i kësaj organizate që për mision ka fuqizimin e bizneseve fillestare dhe ekzistuese përmes kësaj forme mbështetje.

Përfitues nga kjo kontratë do të do jenë bizneset ferizajase të cilat do të mbështeten më fonde në formë të pajisjeve të nevojshme për fushë veprimtarinë e biznesit të tyre. Nisma të tilla janë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave që burojnë nga platforma qeverisëse në fushën e zhvillimit ekonomik lokal. /InfoKomuna/