Ferizaj do të jetë përfitues i shumë projekteve infrastrukturore

FerizajPostuar: 12:34 / 18.01.2018

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim edhe zv. ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Fillimisht zv.ministri Fehmi Mujota, ka uruar kryetarin Aliu, për pozitën e të parit të Ferizajt, ndërkaq ka theksuar se Ferizaj, do të jetë njëri ndër qytete që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën, por edhe për mbështetjen që po i jep qytetit në realizimin e shumë projekteve më rëndësi tejet të madhe. /InfoKomuna/