Ferizaj, donatorët dhurojnë 60 karroca për personat me nevoja të veçanta

FerizajPostuar: 10:24 / 18.04.2018

Komuna e Ferizajt përmes donatorëve ka siguruar 60 karroca manuale për personat me nevoja të veçanta. Kjo falë donatorëve vëllezërit nga Wuppertal Düsseldorf Neuss, si dhe një qytetar, donator nga Belgjika të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Donacion dedikohet për shoqatën e personave me nevoja të veçanta “Handikos” në Ferizaj, raporton InfoKomuna.

Komuna e Ferizajt ka hequr shpenzimet e transportit dhe doganimit. Ky donacion është pranuar të martën zyrtarisht nga përfaqësuesit e “Handikos” në Ferizaj.

Ndonëse donatorët nuk kanë dëshiruar që emrat e tyre të jenë publik, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i falënderon për donacionin e kontigjentit të karrocave, për solidaritetin dhe ndihmën konkrete për një qasje më të lehtë të personave me nevoja të veçanta.

Qeverisja lokale është e interesuar të bashkëpunoj edhe me donatorë tjerë ndërkombëtar si dhe bashkë me përfaqësuesit e këtij komuniteti të shtyjë përpara projektet në dobi të këtij komuniteti për fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. /InfoKomuna/