Ferizaj miraton Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025

FerizajPostuar: 15:40 / 21.09.2017

Kuvendi i Komunës Ferizaj ka vazhduar sot mbledhjen e ndërprerë të hënën ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri i cilisqaroi se pezullimi i një pëlqimi nga Ministria e Mjedisit dhe PlanifikimitHapësinor është ndërprerë dje me një vendim të ri nga kjo Ministri e dhe tashmëorganet komunale kanë të drejtë të miratojnë këtë plan, transmeton InfoKomuna.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca ka sqaruarpara kuvendarëve se hartimi këtij plani ka marrë një kohë të gjatë dhe janëzhvilluar komunikime të vazhdueshme me Ministrinë për t’u respektuar të gjithakriteret e parapara ligjore.

Ai shpjegoi se edhe ankesave të qytetarëve organet komunaleu janë përgjigjur me arsyeshmëri të plotë edhe peticioneve të banorëve tërrugës “Astrit Bytyqi” naj kundërshtimeve që kanë pasur për ndërtimet e larta.

Ndërkaq në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve kryetari ikomunës së Ferizajt Muharrem Svarqa deklaroi se ky plan zhvillimor paraqetorientimet më të mira për qytetin dhe fshatrat dhe meriton të votohet përkrijimin e kushteve e standardeve moderne në shumë sfera.

“Jam shumë i sigurt tani se kemi në dorë njërin ngaprojektet më identifikuese për qytetarët tanë dhe i cili nuk mund të realizohetpa pasur edhe ne një pajtueshmëri mes vete .Komuna e Ferizajt disa herë katreguar edhe më herët se din të bashkëpunojë mirë kur ka pasur para vetesvendime të rëndësishme. Unë e konsideroj si veprim të qëlluar që e kemi shtyrëseancën të hënën sepse tashmë u sqarua kjo situatë. Unë i kuptoj shqetësimet eqytetarëve qofshin ato të arsyeshme apo të paarsyeshme , apo edhe të motivuara, por çështjet individuale parcelat individuale janë ato që do t’i japinidentitetin këtij plani. Ky plan përcakton zhvillimi ekonomik dhe zhvillimin epërgjithshëm të komunës sonë për 8 vitet e ardhshme dhe na takon të punojmë bashkëpër realizimin sa më të mirë të tij” tha kryetari Svarqa.

Këshilltarët komunalë komentuan në mënyra të ndryshme përparësitëdhe mangësitë që ka ky plan por dominoi disponimi i përgjithshëm se ky dokumentstrategjik është një pasuri e rëndësishme për Ferizajn.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit me 20 vota për, asnjëkundër dhe 6 abstenime kuvendarët ferizajas kanë miratuar Planin Zhvillimorkomunal 2017- 2025.

Gjatë seancës së sotme me shumicë votash janë miratuar edhedy pika të tjera që kanë të bëjnë më shndërrimin e tokave nga destinimibujqësor në atë ndërtimor. /InfoKomuna/