Ferizaj, rreziku nga shtylla elektrike detyron KEDS-in të ndërpres rrymën

FerizajPostuar: 10:30 / 06.11.2017

KEDS-i përmes një kumtese për media, ka njoftuar për një ndërprerje emergjente në Ferizaj.

Kjo sipas tyre, do të bëhet për shkak se shtyllat janë të lakuara dhe paraqesin rrezik për qytetarët.

Njoftimi nga KEDS:

"Ndërprerje emergjente e daljes Ujvara në Ferizaj II.

KEDS Sh. A. njofton se sot, më 06.11.2017 në Ferizaj II do të ketë ndërprejrje emergjente:

Dalja Ujvara prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi dhe Barakat.

Arsyeja e ndërprerjes: Shkyçje emergjente, pasi që shtyllat e lakuara paraqesin rrezik për konsumatorët."