Ferizaj së shpejti bëhet me Zonë Ekonomike

FerizajPostuar: 15:54 / 24.01.2019

Viti 2019 për Ferizajn po nis me vazhdim të mbështetjes nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Në këtë pikëpamje, edhe paraditen e sotme, Ferizajn e vizitoi zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli si dhe zëvendësministri i Financave, Mustafa Grainca.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte rritja e mbështetjes për Ferizajn, në pikëpamje të financimit të projekteve të ndryshme zhvillimore në kuadër të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, me theks të veçantë, krijimi i zonës ekonomike, për të cilën janë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.

Po kështu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet e kulturës dhe rinisë, progresin e procedurave në disa prej projekteve zhvillimore të Ferizajt përmes së cilave është kërkuar financimi i tyre në kuadër të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se me këtë mbështetje, qeverisja e tij do të realizojë qind për qind zotimet e dhëna para qytetarëve të Ferizajt madje do të tejkalohen edhe ato objektiva qeverisëse.

“Në emër të qytetarëve ju falënderojë të gjithëve për mbështetjen e projekteve që na keni bërë gjatë vitit 2018, projekte tashmë të filluara, por edhe projekte të tjera që duhet të mbështeten për shkak të fondeve që duhet të sigurohen për vitin 2019”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj konfirmoi mbështetjen nga niveli qendror, me theks të veçantë siç u shpreh ai, është çështje ditësh themelimi i një zone të mirëfilltë ekonomike për Ferizajn, duke shprehur interesin dhe vullnetin e qeverisë që Ferizaj të jetë një prej qendrave të mëdha dhe me infrastrukturën e nevojshme që lidh Republikën e Kosovës, kryesisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...