Ferizaj shqipton më së shumti gjoba për ndotësit e mjedisit

FerizajPostuar: 16:00 / 08.07.2019

Organizata "Let's Do It" që bën monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore thekson se për periudhën Maj- Qershor, Komuna e Ferizajt është prijatare në shqiptimin e gjobave mandatore ndaj ndotësve të mjedisit.

Nga të dhënat e Inspektoratit të Komunës, vetëm gjatë këtyre dy muajve janë shqiptuar 87 gjoba mandatore nga 243 gjoba që janë shpërndarë në të gjithë vendin nga komunat, sipas raportit të “Let’s Do It”.

Nga raporti i kësaj organizate, lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate. /InfoKomuna/