Ferizaj përgatitet për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

FerizajPostuar: 12:15 / 12.02.2018

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin sa më dinjetozë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aktivitete për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabanit, këto përgatitje janë bërë në bashkëpunim me shoqata të ndryshme kulturore dhe artistike, por edhe me klubet sportive, transmeton InfoKomuna.

“Kemi pasur shumë aktivitete, por është reduktuara agjenda sepse kemi dashur që të gjitha aktivitete që zhvillohen në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë të jenë kualitative. Shumica e aktiviteteve do të jenë të drejtpërdrejta dhe janë të kualitetit shumë të lartë. Kemi pasur takime edhe me shoqatat e dala nga lufta dhe me Policinë e Kosovës”, ka thënë drejtoresha Shabani-Murati.

Ajo ka thënë se aktivitete për shënimin e Ditës së Pavarësisë, do të fillojnë nga data 14 shkurt ku do të fillohet me një turnir në ping-pong nga shkollat e mesme të ulëta të larta, që do të fillojë në orën 10:00 në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

“Do të kemi një turnir në shah, një simpozium për trashëgiminë kulturore, promovimin e librit “Mallkimi i shekujve” të Gazmend Bytyqit, një koncert festiv me karaoke dhe një shfaqje teatrale me datën 14 shkurt, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të ndryshme”, tha drejtoresha.

U tha se ditëve në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera sportive dhe kulturore, ndërkaq me datën 17 shkurt-Ditën e Pavarësisë së Kosovës janë përgatitur aktivitet të shumëllojshme në këtë përvjetor jubilar të Pavarësisë.

“Me 17 shkurt në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa në orën 11:00 në teatrin “Adriana”, ku do të jetë pjesa foljore, por edhe një pjesë të programit kulturo-artistik të përgatitur nga Orkestra e Qytetit, ndërsa në orën 19:00 do të mbahet një gala koncert festiv në teatrin e qytetit”, ka përfunduar drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murtai-Shabani. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vetëvendosje kërkon shkarkimin e bordit të Stacionit të Autobusëve 17:11 / 18.10.2018 Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media sot ka paraqitur keqpërdorimet që janë gjetur nga auditori i përgjithshëm për ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe Trafikun Urban në Prishtinë, duke kërkuar nga kryetari i Prishtinës,...