Fshati Bibaj akuzon Komunën e Ferizajt për shpërfillje kërkesash për projekte kapitale

FerizajPostuar: 10:38 / 25.09.2018

Banorët e fshatit Bibaj, të Ferizajt, ankohen për anashkalim të planeve për infrastrukturë fshati. Ata akuzojnë qeverisjen lokale për shpërfillje kërkesash për projekte kapitale, siç janë: asfaltimi i rrugëve, kanalizimi, ujësjellës etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët e këtij fshati gjatë 2 vjetëve të fundit kanë deponuar dhjetëra ankesa dhe kërkesa zyrtare në Komunë për asfaltimin e rrugës, mirëpo deri tashti Drejtoria e Infrastrukturës nuk i ka shqyrtuar ato, shkruan Koha Ditore.

Ata kanë theksuar se Komuna gjatë periudhës së fundit po asfalton dhjetëra rrugë e rrugica nëpër fshatra të tjera, pastaj po ndërton rrjete të kanalizimi dhe të ujësjellës, mirëpo fshati i tyre po anashkalohet vazhdimisht.

“Shumica e lagjeve po përballemi me mungesë kanalizimi, ndaj kërkojmë nga Komuna të merren parasysh ankesat dhe kërkesat e banorëve. Me gjendje më të keqe po përballen banorët e 5 rrugëve”, thuhet në kërkesën e banorëve të fshatit Bibaj.