Gjykata dhe Ekzekutivi i Ferizajt hetojnë 13 zyrtarë për keqpërdorim detyre

FerizajPostuar: 10:05 / 15.09.2017

Derisa Departamenti i Krimeve të Rënda Ekonomike ka ngritur kallëzim penal ndaj 13 zyrtarëve të Komunës së Ferizajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, Ekzekutivi i kësaj komune ka nisur hetimet brenda institucionit rreth kësaj çështjeje.

Hetime rreth këtyre zyrtarëve komunalë tashmë ka nisur edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, derisa banorët e lagjes “Astrit Bytyqi” dhjetëra herë nëpërmjet peticioneve dhe kërkesave zyrtare e kanë kundërshtuar draftplanin zhvillimor komunal, i cili tashmë parasheh zgjerimin e lagjes me ndërtime të larta.

Përveç zyrtarëve komunalë, në këtë kallëzim penal të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, figuron edhe emri i drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...