Hyseni: Arsimi në Ferizaj në gjendje të rëndë (Video)

FerizajPostuar: 15:37 / 13.02.2018

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Bashkim Hyseni sot gjatë një konference për medie ka folur për një gjendje të rëndë në arsimin ferizajas, e cila ka ardhur si rezultat i një keq menaxhimi nga ish-pushteti i kaluar.

Drejtori i kësaj drejtorie, Bashkim Hyseni, me këtë rast ka përmendur problemet që lidhen me aspektet teknike nëpër shkolla, borxhet e akumuluar si rezultat i kontratave të paqëndrueshme si dhe problemet me sistemimin e kuadrit mësimor si dhe regjistrimin e nxënësve, transmeton InfoKomuna.

Veç tjerash ai ka demantuar disa kualifikime që kanë ardhur nga opozita, ndërsa ka folur edhe për synimet dhe projektet që kjo drejtori i ka në fokus të realizimit. Pavarësisht kësaj gjendje në këtë drejtori kanë thënë se janë të përkushtuar që këtë gjendje ta kthejnë për së mbari dhe se në këtë rrafsh janë duke punuar në vazhdimësi.

Për më tepër duke u ndërlidhur me akuzat që ditë më parë dega e LDK-së në Ferizaj i ka ngritur në adresë të kësaj drejtorie e që kanë të bëjnë me largimin e disa drejtorëve të shkollave, drejtori Hyseni ka shtuar se këto nuk qëndrojnë dhe se asnjëri prej emrave të përfolur nga ky subjekt nuk është larguar nga puna.

Kjo gjendje e rëndë nga drejtuesit e arsimit nuk është parë si pengesë në realizmin e projekteve të parapara.

Drejtori Hyseni ka potencuar se ka plane në përmirësimin e kushteve nëpër shkolla por edhe ngritjen e shkollave të reja. Ndryshe, Drejtoria e Arsimit, në vazhdën e kompetencave ka paralajmëruar marrjen e masave në ngritjen e disiplinës nëpër shkolla. Lidhur me këtë u ka bërë thirrje drejtuesve të shkollave që të veprojnë konform rregulloreve në fuqi./InfoKomuna/

PodujevëKomente: 0 Podujeva bëhet me spital të ri 12:11 / 24.05.2018 Qytetarët e komunës së Podujevës tani e tutje do mund të marrin shërbime mjekësore në spitalin e këtij qyteti. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Veliu në llogarinë e tij në ‘Facebook’.