Inspektorati i Ferizajt konfiskon 40 kubikë dru të prera pa leje

FerizajPostuar: 11:26 / 19.07.2017

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës gjatë javës së kaluar ka realizuar aksione, të cilat kanë rezultuar me konfiskim të më shumë se 40 kubikëve dru nga prerësit pa leje

Aksionet e Drejtorisë së Bujqësisë janë zhvilluar më së shumti në zonën e Jezercit, derisa kjo pjesë është e njohur për pyje publike me dhjetëra e mijëra hektarë.

Për këtë aksion janë dërguar së paku 7 lëndë në gjykatë, të cilat pritet të zgjidhen brenda pak javësh.