Inspektorati mbyll edhe 9 bastore në Ferizaj
Inpsektorati komunal i Ferizajt pas një aksion i gjerë në kontrollin e lokaleve të lojërave të fatit, ka mbyllur edhe 9 bastoreve që nuk përmbushin kushtet ligjore të dëshmuar përmes dokumentacionit përkatës e që operonin në zonën qendër.
Nga to, 3 prej tyre janë rihapur, përkatësisht, kanë dëmtuar bllombat e vendosura nga Inspektorati i Komunës.
Për këtë veprim të kundërligjshëm Inspektorati i Komunës, do ta inicioj rastin në procedurë penale pranë organeve të drejtësisë, që shkelësit të marrin përgjigjen e forcës së ligjit kundrejt veprimeve të tyre tërësisht në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Të gjitha veprimet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të buxhetit familjar dhe shëndetit publik, janë realizuar me autorizimin dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që përfundimisht, Ferizajn ta kthej në një qendër funksionale në pikëpamje të rregullësisë dhe zhvillimit afarist, duke garantuar sundimin e rendit dhe ligjit në këtë segment të rëndësishëm të jetës shoqërore.
Aksioni për mbylljen e lokaleve të lartcekura është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, për të cilën, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht për gjithë mbështetjen e vazhdueshme gjatë tërë vitit. /InfoKomuna/