Kërkohen kushte më të mira në arsimin e Ferizajt

FerizajPostuar: 10:09 / 19.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Ferizaj, Rexhep Sadiku.

Në këtë takim kryetari i SBAShK-ut uroi kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe theksoi se bashkëpunimi në mes kësaj sindikate dhe Komunës së Ferizajt është jetik për një arsim më cilësor, respektim strikt të kritereve dhe rregulloreve në fuqi në fushën e arsimit si dhe trajtim të dinjitetshëm të të gjithë mësimdhënësve, transmeton InfoKomuna.

Komuna e Ferizajt është e vendosur që bashkërisht me profesionistët ta kthej arsimin ferizajas në binarët e normalitetit.

Kryetari Aliu u zotua se bashkëpunimi në mes dy institucioneve nuk do të mungojë dhe se bashkë do të veprojnë për kushte më të favorshme për të gjithë pjesëmarrësit në procesin mësimor. /InfoKomuna/