Komiteti pë Politikë dhe Financa i Ferizajt diksuton raportin e punës për vitin 2019

FerizajPostuar: 15:55 / 26.05.2020

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka ftuar anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa me ç’rast kanë mbajtur mbledhjen e tretë të këtij komiteti.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, para anëtareve të KPF-së ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 400-0 për ndërtimin e shkollës fillore në Talinovc të Muhaxherëve.

Drejtori Murseli ka bërë edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesët e ngastrave kadastrale nr.496-3, 499-0,500-1 dhe 500-2 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Këto dy propozime të drejtorit Murseli, morën dritën jeshile për të diskutuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka prezantuar raportin financiar për periudhën janar-mars 2020, si dhe raportin e punës për vitin 2019.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet të premten duke filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahet ne teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizajt. /InfoKomuna/