Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:59 / 18.10.2018

Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.

Më së shumti këto deponi po krijohen përgjatë rrugëve kryesore nëpër fshatra, nëpër rrugë të viseve malore, por edhe përgjatë rrugëve rajonale, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Ferizajt deri tashti nuk ka arritur të siguronte ndonjë parcelë të veçantë për hedhjen e mbeturinave inerte, ndërkohë gjatë këtij viti kjo komunë ka hequr rreth 120 deponi të mbeturinave pa leje, midis tyre 40 deponi inertesh.