Komuna e Ferizajt ndryshon qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

FerizajPostuar: 11:59 / 22.01.2018

Komuna e Ferizajt njofton se ka marrë vendim që të ndryshojë qarkullimin e automjeteve në disa rrugë, njofton InfoKomuna.

Sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt, kjo po bëhet me qëllim që të shmangen tollovitë në komunikacion.

"Me këto ndryshime jemi të mendimit se komunikacioni do të zhvillohet më sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Njëherë synohet që të shmangen tollovitë në këto rrugë. Shpresojmë që qytetarët t'i pranojnë këto ndryshime në këto rrugë", thuhet në vendimin e Komunës së Ferizajt. /InfoKomuna/