Komuna e Ferizajt do të bashkëpunojë edhe me organet e drejtësisë

FerizajPostuar: 12:03 / 19.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por theks i veçantë ju kushtua edhe bashkëpunimit në mes organeve të drejtësisë siç është Gjykata Themelore, por Komunës së Ferizajt, transmeton InfoKomuna.

Po ashtu kryetari Aliu, drejtuesit e Gjykatës Themelore i ka njoftuar në formë të detajuar edhe me zhvillimet që ka gjatë këtyre ditëve Komuna e Ferizajt.

E nga ana tjetër kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës, duke i ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në mes këtyre dy institucioneve. /InfoKomuna/