Komuna e Ferizajt në borxhe të mëdha (Video)

FerizajPostuar: 23:32 / 12.04.2018

Në Ferizaj po ballafaqohen me një problem që ka të bëjë me paratë. Aty thonë se kanë trashëguar tetë milionë euro borxhe.

Shumë projekte infrastrukturore janë anuluar, kjo pasi Komuna e Ferizajt u vu në presion nga përmbaruesit privat, të cilët kërkonin shlyerjen e borxhit nga ekzekutivi komunal.

Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku thotë se ato obligime u trashëguan nga qeverisja e kaluar.

"Ndaj përmbaruesve janë rreth 2 milionë euro në infrastrukturë, mirëpo në seancën e dytë të Kuvendit Komunal kemi bërë shurtim të projekteve të cilat i kemi pasur nga thesari. Afër 5 milionë euro obligime i kemi me fatra të cilat deri më tani kanë arritur tek ne, përafërsiht 1.5 milon që kanë arritur ndaj shpronësimeve...", tha ajo për Klan Kosovën.

Ajo thotë se kanë trashëguar edhe rreth 40 milionë euro marrëveshje kontraktuale nga ish qeverisja. por me trashëgimin e borxheve ishte përballur edhe ekzekutivi i kaluar. Prandaj edhe ish-kryetari Muharrem Svarqa nuk e mohon se edhe kanë lënë të tilla.

Sipas tij, gjithçka është borxh i planifikuar. /InfoKomuna/