Kryetari Aliu rikthen në punë drejtorin e QKMF-së, Asllan Bajrami

FerizajPostuar: 16:12 / 22.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ditëve të fundit ka pranuar një konkluzion nga Gjykata Themelore në Ferizaj përmes së cilës kërkohet kthimi në vendin e punës, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të drejtorit të shkarkuar nga qeverisja e kaluar, Asllan Bajrami.

Siç theksohet në njofti, kryetari Aliu ka njoftuar për vendimin e tij të cilin përkundër të drejtës procedurale për të ushtruar mjet të jashtëzakonshëm juridik përkitazi me këtë konkluzion, nuk do të bëjë një gjë të tillë, kjo për shkak të instalimit të një kulture të re qeverisëse, me qëllim kursimi të parasë publike në procedura të stërgjata gjyqësore, parandalimit të shkaktimit të humbjeve financiare nga kompensimet e palës fituese, moskontestimit pa bazë të vendimeve gjyqësore si dhe respektimit të plotë të ligjit dhe vendimit të organeve të drejtësisë.

Ky vendim i kryetarit Aliu gjen mbështetjen edhe të ekzekutivit komunal si dhe paraqet përmbushje të zotimit të tij në raport me vendimet e organeve të drejtësisë, sipas arsyeve të lartcekura.

Komuna e Ferizajt është e interesuar të triumfoj drejtësia për secilën palë, pa qenë pjesë aktive kjo e fundit e stërzgjatjes së panevojshme të procedurës gjyqësore. /InfoKomuna/