LDK-ja e Ferizajt kundërshton ndërrimin e lokacionit për varreza

FerizajPostuar: 11:54 / 15.05.2018

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën janë diskutuar një varg pikash të rendit të ditës, ndërkaq në mesin e tyre është diskutuar dhe miratuar edhe për ndërrimin e lokacionit për varrezat e qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kuvendi Komunal i Ferizajt në vitet e kaluara pati ndarë një parcelë prej 18 hektarësh në fshatin Balaj për varreza të qytetit, ndërkaq qeverisja aktuale po synon që atë vendim ta shfuqizojë dhe varrezat t’i dërgojë në fshatin e vjetër me një hapësirë prej 4 hektarësh.

Mirëpo subjekti më i madh opozitar, LDK-ja, ridestinimin e këtyre parcelave po e cilëson si të jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal.

Imri Hashani, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, gjatë mbledhjes së KPF-së të hënën ka akuzuar qeverisjen lokale se po bën shkelje ligjore në këtë proces.