Mbyllen edhe 4 bastore në Ferizaj

FerizajPostuar: 13:49 / 12.07.2019

Inspektorati i Komunës së Ferizajt nën asistencën e Policisë së Kosovës ka 4 bastore në zonën qendër, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.

Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.

"Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i nisur shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës", thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se tashmë është mjaft i përhapur fenomeni i kamuflimit, maskimit të lokaleve ku operojnë biznese të tilla, porse të cilat janë vazhdimisht nën vëzhgimin e Inspektoratit të Komunës dhe Policisë së Kosovës, për të cilën u shpreh falënderues për bashkëpunimin e ngushtë në vijimësi. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.