Nis procesi zgjedhor për kryetar të fshatrave dhe zonave urbane në Ferizaj

FerizajPostuar: 11:17 / 06.06.2019

Ky proces për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urban, është shpallur nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërsa po zhvillohet konform rregullores për bashkëpunim të komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane.

Të mërkurën këto zgjedhje janë mbajtur në fshatin Rahovicë, ku kryetar është zgjedhur Ali Maliqi, në fshatin Mirosalë është zgjedhur Përparim Bytyçi, ndërsa në fshatin Pojatë është zgjedhur Ibrahim Latifi.

Komuna e Ferizajt, fton edhe shoqërinë civile që të merr pjesë në këtë proces të hapur të zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane të qytetit të Ferizajt.

Zgjedhjet për kryetar të fshatrave sonte do të mbahen në këto fshatrat: Softaj dhe Papaz, ndërkaq për fshatin Sazli këto zgjedhje do të shtyhen për shkak të një rasti mortor. /InfoKomuna/