Nisin punimet për projektin 4-milionësh në Ferizaj ende pa u nënshkruar ai

FerizajPostuar: 10:00 / 02.04.2019

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Ferizaj, gjatë periudhës së fundit kohore kanë bërë inspektimin e punimeve dhe dokumenteve rreth projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit”.

Kjo çështje ka rezultuar se ky projekt në vlerë prej rreth katër milionë eurosh ende nuk është nënshkruar e as vulosur nga zyra projektuese e këtij projekti, megjithëse punimet po vazhdojnë prej disa muajsh, shkruan Koha Ditore.

Sipas opozitës, Zyra projektuese derisa nuk e ka nënshkruar një dokument të tillë, nuk e ka pranuar as përgjegjësinë dhe nuk ka ofruar siguri për ndërtimin e nënkalimit në qendër të qytetit, andaj opozita po kërkon hetim nga organet përkatëse në lidhje me procedurat e zhvilluara rreth këtij projekti madhor.

Enver Haliti, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se fillimisht projekti ideor për “Bashkimin e qytetit” është punuar nga studentë të kësaj fushe dhe jo nga profesionistë, pastaj është shpallur tenderi ku është kërkuar kompania që do të bëjë projektin zbatues pa analiza të mëtutjeshme, siç kërkohet për projekte me që kanë kosto të lartë dhe të cilat kanë për qëllim ndryshime të mëdha infrastrukturore.


PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.