Për cilësinë e vajit, kontrollohen bizneset që ofrojnë ushqime të shpejta në Ferizaj

FerizajPostuar: 12:03 / 27.09.2018

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka zgjeruar aktivitetin e tij në kontrollimin e produkteve që ofrohen në treg, përkatësisht cilësisë së tyre. Një i tillë, është realizuar edhe me kontrollimin e cilësisë, përkatësisht freskisë dhe shkallës së djegshmërisë së vajit që përdoret për ushqimet e shpejta.

Nga inspektimi i kryer në gjithë zonën urbane, me kontrollin e mbi 40 subjekteve që përgatisin ushqime të shpejta, gjendja del të jetë e mirë, ku vetëm 20% e tyre nuk kanë përmbushur kushtet e nevojshme, të detektuara me pajisjet më të avancuara që bëjnë këtë matje.

Inspektorët komunal fokus kanë pasur bizneset përskaj objekteve shkollore, ku ofrohen ushqime të ndryshme të shpejta, me të cilat kryesisht ushqehen nxënësit. Si fazë e parë e këtij aksioni është paraparë zona qendër, por si i tillë ky aksion do të zgjerohet edhe në zonën rurale.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek bizneset e tilla, Inspektorati Komunal, nuk ka aplikuar gjoba përkitazi me bizneset ku është hasur mosplotësimi i këtyre kushteve, porse shumë shpejt do të nis edhe aplikimi i gjobave për këto biznese që nuk përmbushin kushtet, të parapara sipas ligjit të ushqimeve. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...