Procesi mësimor në Ferizaj këtë vit zhvillohet në dy ndërrime

FerizajPostuar: 15:02 / 04.09.2017

Numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit Muhamet Halili, gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj, me ç’rast janë pritur nga drejtoresha e këtij institucioni Servete Hajrallahu, por edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Svarqa, këtë vizitë e bëri më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, si dhe u interesuar nga afër edhe me kushtet të cilët ofrohen për nxënësit e kësaj shkolle.

Ai u nda tejet i kënaqur edhe me investime që janë bërë në këtë shkolle, duke shtuar se investime të njëjta do të ketë edhe aneksin tjetër shkollor ku më parë mësimin ka zhvilluar shkolla ekonomike.

“Shkolla “Jeronim de Rada”, ka përfituar një numër të madh të investimeve për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat kanë ndikuar edhe në zgjerimin e hapësirave si dhe modernizimin e tyre, është furnizuar me inventarë të ri për mësimdhënës dhe personelin arsimor. Unë besoj se në këtë mënyrë ne po fillojmë vitin e ri shkollor me dëshirat më të mira, për rezultate edhe më të mira edhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke realizuar secili funksionin e vet në shoqëri, dhe në komunën e Ferizajt", tha ai.

"Jam shumë i sigurt që ne do të jemi konkurrent me dije tonat dhe do të ndikojmë në demantimin e të gjitha parametrave që janë shënuar edhe nga Pisa për shkak se besoj që tashmë ne po krijojmë një traditë gjithnjë e me të gjatë të shkollës sonë. Unë shpresoj se nuk do të jenë vetëm këto investime sepse edhe shkolla tjetër ankesë i shkollës ekonomike do të ketë ndryshime të njëjta dhe investime të tilla, është parapare që të rregullohet edhe kulmi i ri i kësaj shkolle, por edhe pjesët tjera përcjellëse dhe ato kabinetike si dhe rregullimin e oborrit të shkollës”, është shprehur Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ndjehet tejet i kënaqur që këtë vit shkollor ka arrit që në shkollat e qytetit mësimi të zhvillohet vetëm në dy ndërrime.

“Jam i lumtur që komuna e Ferizajt, për herë të parë në këtë vit shkollor nuk do të ketë mësim në tri ndërrime. Ne kemi realizuar njërin nga synimet kryesore të kësaj qeverisje dhe natyrisht që jam shumë mirënjohës dhe falënderues për të gjithë mësimdhënësit, të të gjitha këtyre niveleve të arsimit në komunën e Ferizajt të cilët më përkushtim maksimal i kanë realizuar të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit shkollor”, ka thënë Svarqa.

E nga ana tjetër drejtoresha e shkollës fillore te mesme ë ulët Servete Hajrullahu është shprehur tejet mirënjohëse për të gjitha ata që kontribuuan në të gjitha investimet që janë bërë në këtë shkollë.

“Tashmë kemi një hapësirë shumë të madhe shkollore, dhe ndjehemi tepër më fat për investimet që janë bërë në shkollën tonë. Tashmë edhe ora mësimorë do të jetë 45 minuta si në të gjitha shkollat tjera të qytetit”, ka thënë Hajrullahu.

Ndërsa drejtori i arsimit, Muhamet Halili, është shprehur se procesi mësimor ka filluar në të gjitha komunën e Ferizajt dhe nuk ka pasur probleme dhe vështirës.
Në komunën e Ferizajt, janë 39 shkolla fillore dhe 8 të mesme./InfoKomuna/