Rrahje në Ferizaj, Policia e autoambulanca në vendin e ngjarjes

FerizajPostuar: 14:52 / 23.12.2020

Një rrahje ka ndodhur në komunën e Ferizajt mbremjen e djeshme.

Zëdhënësi i Policisë Agim Gashi, ka thënë se dy persona kanë qenë të përfshirë në këtë përleshje.

Sipas tij, të dyshuarit kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë duke u intervistuar në stacion policor.

“Një rrahje në qendër të qytetit, në mes dy personave të dytë janë dërguar me autoambulacë, iu ka dhënë ndihma mjekësore, tani janë në polici duke u intervistuar”, tha Agim Gashi.