Svarqa takon humanisti italian Don Sandro Shaboleta

FerizajPostuar: 11:14 / 09.11.2017

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim humanistin italian, Don Sandro Shaboleta, i cili është edhe Qytetar Nderi i Komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij takimi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharremi Svarqa, ka falënderuar humanistin Don Sandro Shaboleten për gjithçka që ka bërë për qytetin e Ferizajt, gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit, raporton InfoKomuna.

Kryetari Svarqa tha se prej fillimit të bashkëpunimit që ka komuna e Ferizajt me humanistin Don Sandro Shaboleta "janë mjekuar 85 fëmijë dhe 44 paciente të rritur në Itali, që shumica prej tyre kanë qenë nga qyteti ynë".

E nga ana tjetër edhe humanisti Don Sandro Shaboleta, ka thënë se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përkrah gjithçka që është nevoja.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit që ka Komuna e Ferizajt me humanistin italian si dhe gjetja e modaliteteve të reja për shkëmbimin e studenteve nga Ferizaj për t’i kryer studimet e tyre në Itali. /InfoKomuna/