Të gjitha rrugët në qytetin e Ferizajt janë të kalueshme

FerizajPostuar: 11:51 / 22.01.2018

Kjo u bë e ditur sot në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Arben Halilitm kompania “Pastërtia”, ka bërë pastrimin e rrugëve të qytetit, por edhe sheshin, ndërsa kompani të tjera private në mënyrë vullnetare kanë pastruar të gjitha rrugët dhe rrugicat edhe në fshatarat e qytetit.

Sipas tij, gjendje pak më e rënd mbetet nëpër viset malore, siç është rruga nga Jezerci për në fshatin Budakov, por edhe në fshatrat të tjera malore.

U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhet edhe përzgjedhja e operatorëve ekonomik që do të bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve nga bora. /InfoKomuna/