Vazhdojnë zgjedhjet për kryetar të fshatrave dhe zonave urbane në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:01 / 10.06.2019

Kryetar i fshatit Zllatar në Ferizaj është zgjedhur Xhevat Sallahu, i cili njëherësh është edhe këshilltarë i Kuvendit të Komunës, kryetar i fshatit Sojevë është zgjedhur Sylejman Syla, ndërsa i fshatit Dardani Fadil Halili.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në fshatin Komogllavë ku kryetar me shumicë votash është zgjedhur Skender Mehmeti, ndërkaq në fshatin Greme kryetar është zgjedhur Besim Ahmeti.

Në fshatin Pleshinë e Ulët kryetar u zgjodh Sabedin Mustafa, në Pleshinë të Epërme kryetar u zgjodh Faik Shatrolli, ndërsa në fshatin Gaçke kryetar është zgjedhur Feriz Sejdiu. /InfoKomuna/