Vdes në mënyrë tragjike një person në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:00 / 13.09.2017

Ka ndërruar jetë banori i fshatit Balaj të Ferizajt, i cili ishte rrëzuar nga rimorkio i motokultivatorit.

Motokultivatori ishte i mbushur me dru, ndërkaq viktima pas lëndimeve të mëdha, të marra nga rrëzimi ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.