Vetura futet në një dyqan në Ferizaj, lëndohet një person

FerizajPostuar: 10:00 / 23.05.2018

Një person është lënduar në një vetaksident i cili ka ndodhur para pak minutash në Ferizaj.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes vetura është vetaksidentuar  më një objekt afarist. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ato të Policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.