Vetura goditet nga treni në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:52 / 27.05.2018

Dje në fshatin Nekodim të Ferizajt, një veturë është goditur nga treni në hekurudha.

Siç njofton policia përmes raportit policor, një burrë duke mos i respektuar shenjat në trafik, kur ka hipur mbi binarë të hekurudhës, vetura i është ndalur dhe s’ka arritur të shkoj më tutje.

Policia gjithashtu njofton se drejtuesi dhe pasagjerët tjerë, janë larguar nga vetura megjithatë, vetura është goditur nga treni.

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.