Fillon identifikimi i produktit turistik në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 12:58 / 29.05.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim udhëheqësin e Divizionit të Turizmit në MInistrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Xhemajl Pllana, dhe Hysen Sogojeva, përgjegjës për hoteleri dhe standarde turistike, të cilët folën për nismën e ministrisë për identifikimin e produktit turistik në rajone të ndryshme të Kosovës.

Kryetari Ilazi theksoi nevojën e investimeve në anën e Kaçanikut në sektorin turistik, ndërsa shprehu përkushtimin institucional për bashkëpunime të mëtejme.

Edhe nënkryetari Ylber Bajra tha se komuna jonë ka nevojë për përkrahje sepse ka resurse të shëndosha turistike dhe i plotëson të gjitha kushtet për zhvillim turistik. /InfoKomuna/