Formimi e sekretaiateve në Kuvendet Komunale do të fuqizojë punën e tyre

Postuar: 16:51 / 18.06.2019

Në vazhdimësi të bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrisë së Administrimi të Pushtetit Lokal (MAPL) është organizuar takimi Kolegjiumin e Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Kosovës me pjesmarrjen e Sekretares së Përgjithshme, Rozafa Ukimeraj në diskutimin e temave me interes në rritjen e llogaridhënies dhe fuqizimit të Kuvendeve të Komunave.

Njëra ndër temat e prekura ishte ajo e formimit të sekretariatit të Kuvendve të Komunave përmes një Udhëzimi Adminsrativ të ri, i cili do të kishte për qëllim përcaktimin e kompetencave dhe përgjegjësive në funksionimin e këtij sekreatriati.

Ukimeraj e konsideroi si shkas dhe për iniciativën e MAPL-në që të vlerësojë nëse është e nevojshme përpilimi i një Udhëzimi të ri lidhur me këtë çështje për mirë funksionimin e Kuvendeve të Komunave.

Në aspektin e respektimit të barazisë gjinore në Komitetet e Përhershme, znj. Ukimeraj njoftoi se MAPL-ja është në zotim të zbatimit të tij, por për shkak të problematikave në teren do të ketë një rishikim të tij andaj edhe Kryesuesit mund të japin sugjerimet e tyre se si të gjejmë një model dhe formulë sa më të mirë në përfaqësimin e duhur në Komitete.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe afati për shqyrtimin/konfirmimin e ligjshmërisë së akteve të komunave nga ana e MAPL-së dhe Ministrive të linjës, ku sidomos problematike shfaqet gjendja e vlerësimit nga disa dikastere.

Edhe pse afati ligjor për Komunat është 15 ditë, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së këshilloi që nëse autoritetet komunale nuk kanë një përgjigje me shkrim nga Ministritë e linjës atëherë duhet të publikohen sepse është e drejtë ligjore në favor të tyre. Në raste specifike duhet të ketë një përgjigje me shkrim nga Ministria përkatëse drejtuar Kryetarit të Komunës apo Kryesuesit të Kuvendit që të ketë shtyrje të afatit, deri tek një përgjigje përfundimtare por jo më shumë se 15 ditë.

Po ashtu, të pranishmit u informuan se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në prag të studimit të fizibilitetit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në shqyrtimin dhe respektimin e tij përmes një vlerësimi profesional. /InfoKomuna/