Formohet shtabi i emergjencave për mbrojtje ndaj zjarreve

DeçanPostuar: 15:48 / 19.07.2017

Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve, kullosave, të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga lëvizjet e njerëzve që i shfrytëzojnë për piknikë, për qëndrim të përkohshëm dhe kryerjen e punëve të tjera ditore.

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit, për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarrit, për zbulimin dhe fikjen e tij”, thuhet në thirrjen e komunës.

Për të qen në gjendje gatishmëri për çdo raste  nënkryetari i Komunës z.Sami Cacaj ,UD-Kryetarit, ka thirrur në takim përfaqësues të Parkut Nacional, zyrtar policorë , shërbimin e zjarrfikësve, Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave dhe Drejtorin e Shëndetësisë.

Në ketë takim është diskutuar lidhur më organizim sa më të mirë për të qenë më afër qytetarëve për ti njoftuar ata  lidhur më pasojat që sjell nëse dikush nga ata persona me ose pa dashje ndezë një zjarr apo hedhë  ndonjë cigare në këto temperatura të larta dhe pasaojat që mund ti shkatoi.

Gjatë këtij takimi u bë e ditur se njësiti i zjarrfikësve në Deçan ka gjithsej 15 punëtorë  ndërsa vullnetarë ka një ekip prej 50 personash , po ashtu zyrtarë nga Parku Nacional bën të ditur se  agjensioni pyjor ka të angazhuar  16 vëzhgues të pyjeve për Dukagjin të cilët janë të gatshëm 4 nga ta janë vetëm për komunën e Deçanit. Njëkohësisht ju bëjnë apel qytetarëve që nese eventualisht shohin ndonjë zjarr të njoftojnë në numrat pa pagës Policia 112 dhe Zjarrfikësit 193.

Në këtë takim është marrë vendim që të formohet  shtabi komunal në rast të zjarreve :
Përbërja e shtabit :

1.Jashar Dobraj- Kryetar shtabi
2.Jeton Berisha- Përfaqësues i Parkut Kombëtar
3.Rreshter Adem Çeku- Përfaqësues i Policisë së Kosovës
4.Faik Lulaj- Përfaqësues i Njësitit të Zjarrfikëseve
5.Gentiana Mazrekaj- Përfaqësuese e drejtorisë për Mbrojtje Shpëtim dhe Sh.Publike
6.Ibrahim Selmanaj- Përfaqësues i Drejtorisë për Shëndetësi