Fshati Mrasor i Rahovecit pjesë e investimeve në infrastrukturë rrugore

RahovecPostuar: 15:01 / 13.09.2017

Kanë nisur punimet për kubëzimin e dy rrugëve përbrenda fshatit Mrasor të Komunës së Rahovecit, këto investime janë duke u bërë në kuadër të planit të investimeve kapitale të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2017.

Sipas planit për investime kapitale në fshatin Mrasor, do të kubëzohen dy rrugë, transmeton InfoKomuna.

Banorët e fshatit Mrasor fillimin e punimeve për kubëzimin e dy rrugëve e kanë pritur mirë, pasi që rrugët në të cilat janë të planifikuar të kubëzohen kanë qenë në gjendje të keqe. /InfoKomuna/