Ftohen fermerët të aplikojnë për pagesa direkte në blegtori

Postuar: 10:39 / 22.01.2018

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë për subvencione për lopët qumështore dhe për therjet e gjedhëve

Në këtë ftesë për subvencione që është postuar në uebfaqe të komunave bëhet thirrje për pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë dhe therjeve të raportuara të gjedhëve për tremujorin e katërt (TM4) 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mënyra subvencionimit, siç thuhet në këtë dokument, do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në qumështore të licencuar ose në pikat grumbulluese të qumështit, të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë.