Aksion për pastrimin e mbeturinave në lagjen Bresje

Fushë KosovëPostuar: 15:11 / 03.10.2017

Në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një ambient të pastër për qytetarët, Komuna e Fushë-Kosovës ka nisur aksionin e pastrimit të mbeturinave në lagjen Bresje, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe Qendrës Rehabilituese.

Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj për pastrimin e të gjitha hapësirave publike në funksion të ruajtjes së mjedisit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. /InfoKomuna/