Bartja e të hyrave vetanake ngjall debat në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 16:40 / 26.02.2018

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës kanë diskutuar për të gjitha pikat e rendt të ditës, duke ngjallur debate të shumta si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Pikat ku më së shumti pati debate ishin: ‘Propozimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetjake të vitit 2016 dhe 2017 në vitin 2018’; Propozimi për dhënien e pëlqimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit shkollor në fshatin Miradi e Poshtme, i cili u aprovua me autorizim që kryetari i Komunës të shqyrtojë mundësitë e lokacioneve për ndërtim në Fushë-Kosovë, Lismir apo Bardh të Madh!.

Pastaj, u diskutua ‘Propozimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të Bibliotekës në Bardh të Madh’ i cili u shty pasi që Kuvendit iu dorëzua një peticion nga banorët e fshatit Bardh i Madh.

Në mbledhje u aprovua edhe ‘Propozimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi’, pastaj ‘Propozimi për formimin e Komisionit për Hartimin e Planit Vjetor për Transparencë për vitin 2018’ si dhe u miratua ‘Pilot-Projekti i Komunës së Fushë-Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in - Grumbullimi i Ndarë i Mbeturinave të Ricikluara”.

Pas kërkesës së shumicës së këshilltarëve, disa nga pikat e rendit të ditës për themelimin e Komitetit për Komunitete dhe Komiteteve tjera u shtynë për seancën e radhës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.