Berisha informon ambasadoren e Finlandës për zhvillimet në Fushë-Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 14:53 / 26.02.2019

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Kryetari Berisha e njoftoi ambasadoren Stjernvall me zhvillimet e përgjithshme dhe ato aktuale në Komunën e Fushë-Kosovës. Biseda u përqendrua më shumë te situata e sigurisë, bashkëjetesa dhe projektet zhvillimore të Komunës së Fushë-Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Berisha e falënderoi ambasadoren Stjernvall për bashkëpunimin dhe ndihmën që i ka dhënë shteti Finlandez Komunës së Fushë-Kosovës, përkatësisht KFOR-i i këtij vendi, si njëri nga segmentet më të rëndësishme kontribuuese gjatë qëndrimit në Fushë-Kosovë.

Nga ana e saj ambasadorja Stjernvall falënderoi kryetarin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që iu bë, si dhe për informatat e përgjithshme që mori për zhvillimet në Komunën e Fushë-Kosovës. /InfoKomuna/