Dëmtim dhe kyçje ilegale të ndriçimit publik në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 15:53 / 13.07.2017

Inspektorët komunalë gjatë kryerjes së punëve inspektuese në terren sot kanë hasur në një dukuri negative të zhvilluar nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm.

Fjala është për dëmtim dhe kyçje ilegale të një pjese të ndriçimit në rr.”Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë nga disa persona të paautorizuar.

Siç iu kemi njoftuar, Komuna e Fushë-Kosovës është duke punuar në projektin e ‘Ndriçimit Publik’, dhe se, përmes faqes zyrtare, keni qenë të informuar për të gjitha punët dhe të arriturat e këtij projekti që janë duke u realizuar.

Prandaj, lusim qytetarët që mos të veprojnë në mënyrë ilegale në kyçje apo dëmtim të shtyllave të ndriçimit, e po ashtu, të na njoftojnë për raste tjera të ngjashme, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë efektiv​.
/InfoKomuna/