Fshatrat e Fushë Kosovës "të izoluara" nga bora

Fushë KosovëPostuar: 15:12 / 18.01.2019

Reshjet e borës që kanë rënë javëve të fundit në Kosovë dhe mos pastrimi i rrugëve, po vazhdojnë të krijojnë vështirësi për qarkullimin e banorëve në fshatrat e Fushë Kosovës.

Një banor ka raportuar në kallxo.com se rrugët e fshatrave  Vragoli dhe Miradi e Ulët nuk janë pastruar fare nga komuna, ndërsa ka dërguar edhe fotografi që tregojnë gjendjen e rrugëve.

Lidhur me këtë çështje, është kontaktuar Komunën e Fushë Kosovës.

Zyrtari për Informim i kësaj komune, Ali Topalli në një përgjigje ka thënë se e kanë angazhuar një kompani që është përgjegjëse për tërë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.

Topalli ka shtuar se do ta kenë në konsideratë ankesën e banorëve të asaj pjesë të komunës.

Reshjet e mëdha të borës dhe rënia e temperaturave këto ditë në vend, kanë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve dhe banorëve edhe në qytete të tjera të Kosovës.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.