Fushë-Kosova dhe Human Care me projekte të përbashkëta në fushën e shëndetësisë

Fushë KosovëPostuar: 12:33 / 24.08.2018

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës "Human Care", Drejtorin Agim Qehaja dhe Menaxherin Shpëtim Potera.

Në takim u diskutua mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Human Care në fushën e edukimit shëndetësor.

Human Care ka qenë implementuese e projektit "Vetëdijesimi i grave rreth teknikave të vetëkontrollit rreth kancerit të gjirit dhe edukimi për mbajtjen e higjienës trupore dhe orale" në Fushë-Kosovë.

Kryetari Berisha falënderoi përfaqësuesit e Human Care për kontributin e dhënë në dobi të qytetarëve të Fushë-Kosovës e në veçanti të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas, duke premtuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatës. /InfoKomuna/