Fushë-Kosova dhe Mazgiti nesër tri orë nuk do të kenë rrymë

Fushë KosovëPostuar: 17:08 / 26.02.2018

KEDS njofton se nesër fshati Mazgit i Obiliqit do të ketë shkyqje totale prej orës 9 deri në orën 12:00.

Ndërsa Fushë Kosova po nesër prej orës 14:00 deri në orën 17:00 do të ketë shkyqje në të gjitha daljet 10 KV që furnizohen nga linja 35KvV Kosova A.

“Arsyeja e ndërprerjes: mirëmbajte preventive e të gjitha kthinave 35kV, 10kV dhe e transformatorëve energjetik”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.