Fushë Kosova jep afro 10 mijë € për vaksinim të shtazëve dhe shpezëve (Dokument)

Fushë KosovëPostuar: 12:26 / 06.12.2017

Komuna e Fushë Kosovës do t’i ndajë nga buxheti afro 10 mijë euro për vaksinim të shtazëve dhe shpezëve.

Këtë shumë Komuna e Fushë Kosovës ka planifikuar përmes tenderimit të cilën e ka fituar kompania NTSH “Mala Farm”, raporton InfoKomuna.

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), komuna e Fushë Kosovës kishte parashikuar kontratën në vlerë prej 9, 999 euro, derisa kontrata e fituar nga kompania është 9, 790 euro.

Sipas KRPP-së, kontrata i është dhënë kompanisë më 27 nëntor t këtij viti, derisa nënshkrimi i kontratës ndërmjet kompanisë dhe komunës do ët bëhet më 7 dhjetor të këtij viti. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...