Fushë-Kosova mban dëgjimin e dytë publik për planifikimin e buxhetit 2020-2022

Fushë KosovëPostuar: 15:04 / 26.07.2019

Komuna e Fushë-Kosovës në vazhdën e realizimit të projekteve aktuale, ka planifikuar realizim projektesh të reja, të dobishme dhe me interes për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Gjatë takimit të sotëm në dëgjimin e dytë publik me qytetarë, Ramadan Jashanica – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në fjalën e tij, përveç shumë projekteve, shpalosi edhe 3 projekte të një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

1. Plani i Mobilitetit (trafikut) për qytetin
2. Rregullimi i sheshit me infrastrukturë përcjellëse në lagjen ‘Dardania’, dhe
3. Ndërtimi i dy shtatoreve “Ibrahim Rugova dhe “Adem Jashari” unazën kryesore të qytetit.

Të gjitha projektet e shpalosura, u mirëpritën nga qytetarët e pranishëm në këtë takim rreth ‘Planit të Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022’, të mbajtur në sallën e kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Dëgjimi i tretë publik do të mbahet me datë: 23.08.2019. /InfoKomuna/